Konfirmon Valverde: Messi jashtë fushave deri pas ndeshjeve të kombëtareve

Futboll

Konfirmon Valverde: Messi jashtë fushave deri pas ndeshjeve të kombëtareve

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 18:49
Messi

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka konfirmuar lajmin e hidhur për mungesën e Lionel Messi.

Ylli argjentinas nuk është paraqitur në dy ndeshjet e para në La Liga në edicionin e ri, pas një dëmtimi që kishte pësuar në seancë stërvitore.

Messi pritet të rikthehet për ndeshjen kundër Valencia, ka bërë të ditur trajneri Valverde, në konferencën për shtyp, para ndeshjes me Osasuna.

“Ai po ndjek një proces rikuperimi. Ne shpresojmë se do të jetë gati për Valencian. Shpresojmë ta kemi atë, por do të shohim se si do të shkojë rikuperimi në këto dy javë” ka thënë Valverde.

Dje, Messi është shpallur si sulmuesi më i mirë nga UEFA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat