Klopp dëshpëron tifozët, tregon situatën e Alisson me lëndimin

Futboll

Klopp dëshpëron tifozët, tregon situatën e Alisson me lëndimin

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 19:03
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka folur përsëri rreth situatës së portierit Alisson Becker, i cili po përballet me një lëndim.Klopp ka bërë të ditur se rikuperimi i Alisson do të marr kohë, por është shprehur i lumtur me Adrian, i cili po e zëvendëson brazilianin.

Zgjedhja e parë e Liverpool për portën kishte pësuar dëmtim në sfidën hapëse të Premierligës, kundër Norwich, dhe Klopp ka bërë të ditur se ai do të mungojë edhe për një kohë të caktuar.

“Ai ka bërë disa hapa, sigurisht, por është një lëndim, kështu që do të marrë pak kohë” ka thënë Klopp.

“Kjo ndodh me sportistët. Kur ke probleme me muskujt, atëherë merr pak kohë për tu rikthyer në gjendjen më të mirë” ka thënë tutje trajneri.

Liverpool e ka nisur për mrekulli edicionin e ri, duke marrë pikët maksimale dhe tashmë prinë në Premierligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat