Drita e Gjilanit ka arritur fitore ndaj Dukagjinit të Klinë me rezultat 4:0 në fushën e kësaj të fundit.
Drita në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “18 Qershori” në Klinë u tregua skuadër shumë më konkrete.
Golat për Dritën u shënuan nga Xhevdet Shabani (2) dhe Bunjamin Shabani dhe Betim Haxhimusa.
Trajneri i Dukagjnit, Xhingiz Rexhepi foli pas ndeshjes për SuperSport Kosova.
"Rezultati nuk është real. Tre gola i kemi pranuar me fajin tonë me gabime amatoreske. Është vështirë të luash kur je në disavantazh. Nuk iu frikuam Dritës dhe rrezikuam duke e kërkuar golin, por demoralizimi i lojtarëve bëri që ta humbim ndeshjen", theksoi Xhengiz Rexhepi.