Shaqiri te Liverpool: Klopp e zbukuron me fjalë, por i “ngul thikë pas shpine”

Futboll

Shaqiri te Liverpool: Klopp e zbukuron me fjalë, por i “ngul thikë pas shpine”

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 22:19
Shaqiri dhe Klopp

Xherdan Shaqiri nuk do të jetë pjesë e Zvicrës për dy ndeshjet e ardhme të kualifikueseve Euro 2020, pasi vendosi të përqendrohet më shumë tek Liverpool.

Në lidhje me të ardhmen dhe mundësitë për aktivizimin e Shaqirit tek skuadra e “Reds”, foli edhe trajneri Jurgen Klopp, i cili tha:

“Shaq është duke u stërvitur mirë. Janë vetëm katër javët e para të sezonit. Ndoshta kjo është faza më e vështirë për lojtarët që nuk luajnë.

Në stërvitje Shaqiri nuk ka nevojë të përmirësohet në asgjë, nëse arrin të mbajë nivelin që ka në këtë moment.

Sigurisht, ai mund të përmirësohet, ashtu siç mund të bëjnë të gjithë, por nuk ka të bëjë me situatën e tij. Ai nuk ka nevojë të tregojë asgjë speciale.

Ai do të na duhet ne, ai e di këtë 100%.

Ai po stërvitet fort, është në humor të mirë, po bën atë që duhet të bëjë dhe është gati për momentin që ekipi do të ketë nevojë për ndihmën e tij”.

Fjala të qartë dhe të mira nga trajneri gjerman për mesfushorin me tipare sulmuese, por fakti është se Shaqiri do të luajë vetëm kur të ketë nevojë Liverpool: pra do të jetë gjithmonë zëvendësues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat