Tri opsione për transferimin e Neymar tek Barcelona

Futboll

Tri opsione për transferimin e Neymar tek Barcelona

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 22:51
Neymar

‘Drama’ Neymar nuk ka ndërmend të përfundojë.

Që nga fillim i merkatos së verës, emri i Neymar JR është lidhur me një rikthim të mundshëm në La Liga, tek skuadra e Barcelonës.

Dje u raportua se palët kanë arritur marrëveshje për brazilianin, kurse sot është bërë e ditur se bisedimet janë ‘thyer’.

Por, ‘Le Parisien’, insiston se ka akoma tri opsione për Barcelonën që të bindin skuadrën e PSG për transferimin e Neymar.

1): Barca mund të tentojë të përfshijë Dembele në ofertë, por jo si formë huazimi
2): Barca mund të bëjë presion tek PSG që ata të konsiderojnë lënien e Neymar në formë huazimi
3): Barca mund të fus Ivan Rakitic në ofertë, dhe të shtojë një shumë të caktuar parash

Barcelona thuhet se ka ofruar Jean Clair Todibo, Dembele huazim një vit dhe 120 milionë euro. Mbetet të shihet se si do të jetë fundi për Neymar JR.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat