Formacionet e mundshme: Juventus – Napoli

Futboll

Formacionet e mundshme: Juventus – Napoli

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 09:37
Juventus – Napoli

Matthijs de Ligt pritet të regjistrojë debutimin zyrtar te Juventus në Serie A, në vend të dëmtuarit Giorgio Chiellini.

Serie A në javën e dytë sjellë derbin mes Juventusit dhe Napolit, ndeshja e cila fillon nga ora 20:45.

Juventus për këtë ndeshje ka humbur kapitenin Giorgio Chiellini, i cili ka pësuar një lëndim të rëndë, ku do të mungojë për disa muaj.

Lëndimi i tij bën që trajneri Maurizio Sarri t’i jap mundësinë lojtarit të transferuar nga Ajax, Matthijs de Ligt.

Formacionet e mundshme:

Juventus (4-3-3): Szczesny; De Sciglio, Bonucci, de Ligt, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Higuain, Cristiano Ronaldo.

Napoli (4-2-3-1): Meret; Maksimovic, Manolas, Koulibaly, Ghoulam; Allan, Zielinski; Callejon, Fabian Ruiz, Insigne; Mertens.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat