Superliga vazhdon sot me tri supersfida

Futboll

Superliga vazhdon sot me tri supersfida

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 09:39
Ilustrim

Dy super-ndeshje na presin në një të shtunë thjeshtë fantastike të Ipko Superligës, që sjellë në total tri takime të xhiros së tretë.

“Rexhep Rexhepi” i Drenasit sjellë përballjen e skuadrave që diskutuan titullin kampion të edicionit të kaluar në ndeshjen e fundit kampionale, Feronikeli-Prishtina.

Nikli pas humbjes së parë që në xhiron e dytë ndaj Ballkanit do të luajë vetëm për tri pikë, ndërsa për Prishtinën pos trepikëshit të parë sezonal, në “horizont” është edhe një triumf hakmarrës për titullin e humbur në xhiron e fundit në sezonin 2018/19.

Kjo ndeshje në mënyrë të papritur iu është besuar gjyqtarit Mervan Bejtullahu.

Një tjetër takim shumë interesant zhvillohet në Podujevë, ku ballafaqohen Llapi dhe Ballkani.

Ekipi i Tahir Batatinës luan vetëm për fitore ndaj skuadrës së Ismet Munishit, që vjen furishëm pas dy paraqitjeve pozitive në dy ndeshjet e para.

Ndërkohë, ndeshja tjetër e ditës luhet në “Xhemajl Ibishi” mes Flamurtarit dhe Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat