Derbi i madh në Drenas, Prishtina sfidohet nga kampioni!

Futboll

Derbi i madh në Drenas, Prishtina sfidohet nga kampioni!

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 10:07
Derbi i madh në Drenas, Prishtina sfidohet nga kampioni!

Të gjithë janë në pritje të derbit të madh, mes dy skuadrave më të mira të elitës së futbollit të Kosovës, kampionit Feronikelit dhe Prishtinës, në kuadër të javës së tretë. Te dyja ekipet janë të përgatitura maksimalisht dhe synojnë pikë të plota. Ndeshja luhet sot në orën 16.00.

“Nikli’ synon që pikët të mbesin në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ndërsa Prishtina që të kthehet e pamposhtur.  “Tri herë kampionët dhe kampionë aktual, Feronikeli, e pret skuadrën 10-të herë kampione, Prishtinë.

Dy skuadrat, edicionin e fundit e caktuan titullin vetëm pas ndeshjes së fundit. Edhe sivjet, nga shumëkush, shihen si dy pretendentët kryesor në luftë për trofe. Dhe, këtë më së miri do ta tregoj fusha e blertë. Prishtina nuk ka mungesa, përveç portieri Haxho, të gjithë futbollistët tjerë janë të gatshëm për ndeshjen e sotme. Përndryshe, nga 7 udhëtimet e fundit në Drenas, Prishtina e ka vetëm një humbje, atë të përballjes së fundit, përcaktuese për titull (1:0). Njëherësh është fitorja e vetme e Feronikelit në 10 përballjet e fundit, përkundër 4 fitoreve të Prishtinës (të gjitha në ‘Rexhep Rexhepi’) dhe 5 barazime”, thuhet nga FC Prishtina.  

Futbollisti i Prishtinës, Ahmed Januzi, shpreson që të kthehen të pamposhtur. “Jemi shumë mirë. Jemi stërvitur këto ditë me shumë përqendrim maksimalisht duke dashur t’i eliminojmë gabimet që i kemi bërë edhe me Flamurtarin dhe po shpresoj që për nesër do të jemi gati. Normalisht, përball do të kemi një kundërshtar shumë të fortë, por nuk i frikësohemi as Feronikelit dhe asnjë skuadre tjetër. Ne jemi vet pretendent dhe udhëtojmë për pikë maksimale, por normalisht gjithmonë duke ia lënë fushës.

Megjithëse nuk fituam me Flamurtarin, shenjë e mirë ishin rastet e shumta që krijuam nga loja, keq që nuk i shfrytëzuam, por kjo nuk mund ndodh gjithmonë dhe rastet kur topi nuk donë të hyjë në portë nuk mund të ndodhin shpesh. Pra, kjo na jep optimizëm, sepse do të ishte krejtësisht ndryshe sikur mos të krijonim, sidomos nga loja që e praktikojmë apo e stërvitim.

Pra besoj shumë se nga ndeshja e ardhshme dhe nga ndeshja në ndeshje do të jemi edhe më të përqendruar para portës duke rritur më shumë përqindjen e konkretizimit të golave”, ka thënë Januzi. Feronikeli ka një fitore me 4:1 ndaj Drenicës dhe një humbje me 3:1 nga Ballkani, kurse Prishtina ka zhvilluar një ndeshje dhe ka barazuar 1:1 me Flamurtarin, ndërsa me Dukagjinin e ka shtyrë sfidën për 25 shtator. 

IPKO Superliga – Java e 3-të
E premte

Dukagjini-Drita        0:4

E shtunë
Feronikeli-Prishtina
Llapi-Ballkani
Flamurtari-Ferizaj

E diel
Trepça ’89-Drenica
Gjilani-Vushtrria
Ndeshjet zhvillohen në orën 16.00
Liga e Parë – Java e 2-të
E shtunë
Istogu-Onix
Liria-KEK-u
Arbëria-Ramiz Sadiku
Vitia-Besa
E diel
Vllaznia (P)-Malisheva
Vëllaznimi-Drenasi
Dardana-2 Korriku
Trepça-Ulpiana, në javën e ardhshme
Ndeshjet zhvillohen në orën 16.00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat