Vlerësohet Berisha nga mediat italiane

Futboll

Vlerësohet Berisha nga mediat italiane

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 10:52
Vlerësohet Berisha nga mediat italiane

Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha po kalon një formë shumë të mirë në këtë fillim kampionati, te skuadra e SPAL-it. Edhe pse skuadra e tij nuk ka marrë rezultatet e dëshiruara, Berisha ka qenë fantastik.

Në sfidën ndaj Bolonjës, ai ka bërë tre pritje të jashtëzakonshme, të cilat mbajtën skuadrën e tij në lojë, por vendasit dolën me trepikëshin në fund të takimit.

“Tuttomercato.web” e ka vlerësuar me notën 7 gardianin shqiptar, i cili ka qenë më i miri në fushë për skuadrën e vet.

“Më i miri i të tijëve. Bëri tre ndërhyrje të jashtëzakonshme, por duhet t’i përkulet Sorianos te goli”, shkruan kjo media për Berishën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat