Skandaloze, klubi i vendlindjes së Dragan Xhajiqit në Kosovë, ky është misioni!

Futboll

Skandaloze, klubi i vendlindjes së Dragan Xhajiqit në Kosovë, ky është misioni!

Nga: Kemajl Goca Më: 31 gusht 2019 Në ora: 13:48
Skandaloze, klubi i vendlindjes së Dragan Xhajiqit në Kosovë, ky është misioni!

Garat e Serbisë vazhdojnë me të madhe në Kosovë! Klubet nga Serbia shkelin sovranitetin e Kosovës dhe pa marr leje nga askush! 

Sot në orën 16.30 në stadiumin në Zveçan Trepça fantome që ka për kryetar Milan Radojqiq, do të luajë kundër ekipit nga Shumadija apo Serbia Perëndimore, Jedinstvo Ub, në kuadër të javës së katërt të Ligës së Tretë të Serbisë, grupi i Perëndimit.  

Jedinstvo sot futet në Kosovë! A do të kalojnë nëpër kufi të Jarinjes?  Kush është Jedinstvo Ub? Është vendlindja e ish futbollisti serb, Dragan Xhajiq, sot kryetari nderi i Cërvena Zvezdës së Beogradit, klubit më të urryer në Ballkan! 

Ky klub e ka stadiumin me emrin e Xhajiqit, ky i fundit ka lindur me 30 maj në vitin 1946. Ub, një qytet i vogël mes Savës dhe Kullubarës!

Edhe një skandali radhës, Jedinstvo do të luajë sot, ky është është një turp i madh, po luhen ndeshjet në shtetin e Kosovës në kuadër të një shtetit tjetër, Serbisë! Të mërkurën që e lamë pas, me 28 gusht, Slloga nga Pozhega luajti në Zubin Potok me Mokra Gorën, pa u penguar nga askush! Deri kur me aktivitete të tilla?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat