Legjenda e United: Van Dijk nuk e meritoi çmimin e UEFA-s

Futboll

Legjenda e United: Van Dijk nuk e meritoi çmimin e UEFA-s

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 16:08
Van Dijk

Rio Ferdinand beson se ylli i Liverpoolit, Virgil van Dijjk, nuk e meritonte çmimin e UEFA-s për lojtarin më të mirë të vitit, pasi që Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mbetet më të mirët në botë, sipas anglezit.

Virgil Van Dijku e drejtoi mbrojtjen e Liverpoolit gjatë sezonit 2018/19, kur klubi anglez u shpall kampion i Evropës. Qendërmbrojtësi holandez u zgjodh lojtari më i mirë në finalen e Ligës së Kampionëve, kundër Tottenhamit.

Liverpooli e fitoi trofeun e parë të Ligës së Kampionëve që nga viti 2005, përderisa e humbën trofeun e Premierligës vetëm për një pikë më pak sesa Manchester City, që e siguroi trofeun vetëm në xhiron finale të sezonit.

Kontributet e holandezit në sukseset e Liverpoolit sezonin e kaluar ia fituan atij çmimin individual të enjten, duke i lënë prapa vetes dyshen që e ka dominuar botën e futbollit gjatë dekadës së fundit. Ai pritet të jetë kandidati kryesor edhe për Topin e Artë këtë vit.

Por, sipas ish-qendërmbrojtësi të Manchester Unitedit, Ferdinandit, këto shpërblime për Van Dijkun janë paksa të pamerituara.

“Nuk kam asnjë dyshim në mendjen time se Virgil van Dijku është mbrojtësi më i mirë në planet sot. Por, kur dikush i shënon 50 gola si Messi ose i fiton tri trofe brenda sezonit si Cristiano, nuk mund t’i lësh këto mënjanë”, ka thënë Ferdinand.

“Njerëzit thonë se është pak e mërzitshme të fitojnë ata të dy sërish, por ata janë duke i arritur shifrat të cilat unë s’i kam parë më parë dhe po i bëjnë që 12, 15 vjet”.

“Unë jam qendërmbrojtës dhe jam i kënaqur që ai e ka fituar atë, mendoj se është fitore e vlefshme, por kur dikush i shënon 50 gola, nuk mund ta bësh këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat