Ballkani i merr pikë Llapit, Flamurtari shijon fitoren e parë

Futboll

Ballkani i merr pikë Llapit, Flamurtari shijon fitoren e parë

Nga: K. G. Më: 31 gusht 2019 Në ora: 18:23
Ballkani i merr pikë Llapit, Flamurtari shijon fitoren e parë

Llapi nga Podujeva zhgënjen para tifozëve të vet, duke luajtur pa gola (0:0) me Ballkanin nga Theranda. Ismet Munishi, kryetrajner i Ballkanit, po tregon rezultate të mira, në tri javët e para ka një fitore e dy barazime dhe pika e fituar në Podujevë është sikurse fitore për ta.  

Në minutën e 76-të, Enis Zabërgja i Llapit, godet shtyllën pingule. Llapi është në vend të pestë me 4 pikë dhe  Ballkani i treti me 4 sosh. 

Flamurtari i Prishtinës triumfoi me rezultat minimal 1:0 ndaj Ferizajt.

Në minutën e 28-të, Shend Kelmendi siguroi fitoren e Flamurtarit.  Ferizaj renditet i nënti me 3 pikë dhe Flamurtari i gjashti me 4 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat