Liverpooli fiton thellë në udhëtim te Burnley, rikthen pozitën e parë

Futboll

Liverpooli fiton thellë në udhëtim te Burnley, rikthen pozitën e parë

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 20:41
Liverpool

Liverpooli ka fituar në udhëtim te Burnley me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Ligën Premier.

Skuadra e Jurgen Klopp ka vazhduar dominimin në kampionatin anglez, duke fituar edhe ndeshjen e katërt me radhë nga po kaq ndeshje të zhvilluara.

Pjesa e parë e ndeshjes ndaj Burnley u karakterizua me lojë më të mirë të Reds, të cilët përveç rasteve shënuan edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 33-të dhe ishte Chris Wood, i cili devijoi në portën e tij goditjen e Trent Alexander-Arnold për 1-0, ndërsa Sadio Mane (38′) për 2-0.

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të Liverpoolit, të cilët menaxhuan mirë ndeshje, krijuan raste dhe shënuan edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 80-të dhe ishte Roberto Firmino, i cili shënoi një gol të bukur për rezultat përfundimtar 3-0.

Pas kësaj fitore, Liverpooli e sheh veten në pozitën e parë me 12 pikë, ndërsa Burnley renditet i 11-të me katër pikë.

Në ndeshjen e radhës, Reds e presin Neëcastlen, ndërsa Burnley udhëton te Brightoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat