Përçarje te Liverpooli, yllin e skuadrës e lëshojnë nervat gjatë inkuadrimit të Shaqirit

Futboll

Përçarje te Liverpooli, yllin e skuadrës e lëshojnë nervat gjatë inkuadrimit të Shaqirit

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 21:08
Sadio Mane

Sadio Mane ka shpërthyer në britma e gjeste të tjera në momentin e parë që u zëvendësua.

Ylli senegalez si duket ka qenë i frustruar me egoizmin e egjiptianit Mo Salah, i cili nuk i ka pasuar topin atij në dy raste mjaft të volitshme, shkruan Reporteri.net

Krejt kjo ka ndikuar që Sadio Manen ta lëshojnë nervat dhe të shpërthejë në bankën rezervë kur ai u zëvendësua nga Divock Origi ndërsa Bobby Firmino lëshoi vendin për Xherdan Shaqirin.

Ai ka folur me tonë të lartë edhe me trajnerin Jurgen Klopp i cili vetëm i ka kthyer shpinën.

Por, padyshim që kjo tregon karakterin fitues dhe garues të Manes i cili dëshiron që me çdo kusht Premierligën ta qojë në ‘Anfield’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat