Ansu Fati shkruan historinë me Barcelonën, thyen një rekord të madh

Futboll

Ansu Fati shkruan historinë me Barcelonën, thyen një rekord të madh

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 21:58
Ansu Fati

Një javë pasi që bëri debutimin e tij me Barcelonën, Ansu Fati ka shënuar golin e tij të parë me Blaugrana duke u bërë kështu lojtari më i ri në histori të këtij klubi që shënon gol

Ai shënoi me kokë dhe ka vetëm 16 vjet e 304 ditë prej që ka ardhur në jetë, duke lënë kështu pas Bojan Krkic dhe Lionel Messi, të cilët kishin shënuar me 17 vjet e 53 ditë dhe 17 vjet e 331 ditë respektivisht.

Nëse e marrim në krejt La Ligan, ai është në vendin e tretë si lojtari më i ri që ka shënuar në historinë e ligave të para në Spanjë.

Rekordin për Spanjë e mban Fabrice Olinga, me vetëm 16 vjet e 98 ditë, i dyti është Iker Munian i cili shënoi në moshën 16 vjet e 289 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat