Ibrahimovic po kthehet në Serie A?

Futboll

Ibrahimovic po kthehet në Serie A?

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 15:46
Zlatan Ibrahimovic

Ibrahimovic është afër rikthimit sensacional në futbollin evropian.

Një nga sulmuesit më të mirë në futbollin e viteve të fundit, Zlatan Ibrahimovic, mund të rikthehet përsëri në futbollin evropian.

Anëtari tashmë i LA Galaxy po shkëlqen në SHBA, por atje ndihet sikur nuk luan me lojtarët e nivelit të tij.

Së fundmi, sipas ‘The Sun’, trajneri i Napoli, Carlo Ancelotti thuhet se i ka hapur derën suedezit për një rikthim në futbollin evropian.

Lojtari gjatë muajit të kaluar ka shprehur edhe disa pakënaqësi me sistemin në futbollin amerikan, duke qenë i pakënaqur me fazën ‘Play Off’.

Napoli mund të ishte një mundësi e mirë për Zlatan Ibrahimovic që të mbyllte karrierën në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat