Tifozët ultras të Lazios planifikojnë diçka të bujshme për derbin e frikshëm kundër Romës sot

Futboll

Tifozët ultras të Lazios planifikojnë diçka të bujshme për derbin e frikshëm kundër Romës sot

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 16:26
Tifozët ultras të Lazios

Tifozët ultras të Lazios kanë njoftuar se do të protestojnë sot gjatë derbit lokal me Romën, derisa klubi nuk kishte shprehur ngushëllime për vrasjen e liderit të tyre.

Ky rast e tronditi qytetin e Romës në muajin e kaluar, kur Fabrizio Piscitelli, i njohur për të gjithë si Diabolik, u gjuajt prapa kokës në atë që policia e ka quajtur si një ekzekutim.

Ai kishte disa raste gjyqësore në lidhje me drogën dhe besohet se vrasja ka ndodhur për motive në lidhjet e tij kriminale.

Disa grupe të tifozëve ultras kanë thënë se Piscitelli nuk ka qenë pjesë e rrethit të tyre prej kohësh.

Sidoqoftë, grupi “Irriducibili” mori pjesë në funeralin e tij me flamuj dhe banera.

Sot ata do të ulen në heshtje për pjesën e parë në ndeshjen mes Lazios dhe Romës, që fillon në orën 18:00.

Ata po protestojnë sepse Lazio nuk i shprehu publikisht ngushëllimet për tifozin e vrarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat