Dhimbje koke për Guardiolan, ylli i skuadrës mund të mungojë për disa muaj!

Futboll

Dhimbje koke për Guardiolan, ylli i skuadrës mund të mungojë për disa muaj!

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 17:32
Pep Guardiola

Skuadra e Manchester Cityt ka fituar dje 4-0 ndaj Brighton, por ka humbur një lojtar mjaft të rëndësishëm, për shkak të lëndimit të tij.

Pep Guardiola ka konfirmuar se Laporte mund të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë – për shkak të një dëmtimi që pësoi në këtë duel.

25-vjeçari qëndroi në terren me dhimbje të dukshme dhe pas një trajtimi të gjatë duhej të largohej nga fusha – për t’u zëvendësuar nga Fernandinho.

“Po pres doktorin të më telefonojë. Ai mund të jetë jashtë për një kohë të gjatë”, ka thënë Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat