Kapiteni Xhaka me Arsenalin gati përmbysen Tottenhamin

Futboll

Kapiteni Xhaka me Arsenalin gati përmbysen Tottenhamin

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shtator 2019 Në ora: 19:23
Kapiteni Xhaka me Arsenalin gati përmbysen Tottenhamin

Arsenali shmangu humbjen, pasi që ishte në disavantazh me rezultat 0:2 nga Tottenhami pikërisht në minutën e 40-të. Në një atmosferë drithëruese në stadiumin Emirates, Arsenali barazoi me rezultat 2:2 me Tottenhamin, ndryshe ishte derbi londinez dhe i Premier League në futboll.

Në minutën e 10-të, Christian Eriksen shënon për epërsinë e mysafirëve pas një reagimit jo si duhet të portierit Leno. Në minutën e 40-të penallti për Tottenhamin dhe Harry Kane merr përgjegjësinë duke shënuar për 0:2.

Zgjohet Arsenali, Alexandre Lacazette ngushton rezultatin në 1:2 në minutën e 45+2. Në pjesën e dytë,  Pierre-Emerick Aubameyang shënon gol të bukur nga rreth 25 metra, duke u futur topi në këndin e djathtë të portës së Llorisit, 2:2 në minutën e 71-të.

Granit Xhaka, kapiten i Arsenalit, luajti tërë takimin, duke i dhënë shpirt lojës dhe ia dolën që të ndalin një pikë të madhe.  Xhaka ndëshkohet me karton të verdhë në çastet e fundit.

Kapiteni Xhaka me Arsenalin gati përmbysen Tottenhamin, megjithatë edhe një pikë është e madhe për ta. Arsenali renditet në vend të pestë me 7 pikë, kurse Tottenhami katër pozita më poshtë me 5 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat