Kemal Ademi shënon dy gola tjerë, tregohet vendimtar në fitoren e Baselit ndaj Luganos

Futboll

Kemal Ademi shënon dy gola tjerë, tregohet vendimtar në fitoren e Baselit ndaj Luganos

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 20:48
Pamje nga ndeshja

Sulmuesi shqiptar, Kemal Ademi ka vazhduar me formë të mirë dhe gola te Baseli në Superligën e Zvicrës.

Baseli ka arritur të fitojë me rezultat të ngushtë 2-1 në shtëpi ndaj Luganos në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në kampionatin zviceran.

Vendimtar në këtë fitore të Baselit ishte sulmuesi shqiptar, Kemal Ademi, i cili shënoi të dy golat e vendasve.

Sulmuesi shqiptar arriti të gjej golin e parë në minutën e 27-të të ndeshjes, ku shënoi një gol të mirë për 1-0 pas një aksioni të mirë të Baselit.

Ademi u tregua sulmues tipik zone edhe tek goli i dytë, pasi në minutën e 48-të arriti të shënoj për 2-0.

Me këto dy gola, Ademi e sheh veten në pozitën e dytë të golashënuesve në Zvicër me pesë gola, ndërsa Baseli renditet në vendin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat