Interi me vështirësi, por fiton tre pikë të rëndësishme

Futboll

Interi me vështirësi, por fiton tre pikë të rëndësishme

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 22:50
Lautaro Martinez

Interi ka vazhduar formën e mirë në dy ndeshjet e para.

‘Zikaltërit’ kanë shënuar fitore të vështirë, me rezultat 2-1 ndaj Cagliarit në udhëtim.

Lautaro Martinez (25’) shënoi golin e parë të ndeshjes, pas asistimit të Sensi.

Gjithsesi, vendasit barazuan me të nisur pjesa e dytë me Joao Pedro (50’).

Rezultati përfundimtar i ndeshjes u vulos nga transferi i ri Romelu Lukaku (72’), i cili realizoi nga 11-metërshi. Ky ishte goli i dytë i belgut në dy ndeshjet e para në Serie A.

Ekipi i Antonio Contes aktualisht mban vendin e parë për shkak të golaverazhit me 6 pikë të tubuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat