Mourinho: Ja si flija para ndeshjeve me Milan-in

Futboll

Mourinho: Ja si flija para ndeshjeve me Milan-in

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 00:43
Jose Mourinho

Jose Mourinho nuk humb rast për të kujtuar eksperiencën e tij tek Inter dhe për të treguar disa anekdota në lidhje me dy vitet e kaluara te zikaltrit.

Këtë herë, në studiot e Sky Sports, portugezi ka zbuluar mënyrën si e përjetonte ai derbin e Milanos.

"Përgatitja për derbin është e njëjta. Bën të njëjtat gjëra normale, por brenda vetes ndien diçka që të kthen te bazat e dashurisë për futbollin. Një derbi ka diçka që nuk mund ta shpjegosh, por vetëm ta ndiesh", ka thënë Mou.

"Natën para një ndeshjeje derbi fle me pizhamet skuadrës sime, kështu që zgjohem gati për të shkuar në stadium.  Duhet të mendosh për tifozët e skuadrës tënde, që kanë lindur aty dhe e ndiejnë gjithmonë atë rivalitet".

"Kjo është ajo që do të thotë Milan-Inter për mua. Nuk jam italian, nuk kam luajtur kurrë tek Inter-i, nuk kam jetuar kurrë në Itali, por duhet ta përjetoj si tifozët dhe kjo është ajo që kam kërkuar të bëj gjithmonë".  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat