Kosova U21 me optimizëm para ndeshjes ndaj Anglisë

Futboll

Kosova U21 me optimizëm para ndeshjes ndaj Anglisë

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Kosova U21 ka mbajtur konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Anglisë, ku edhe u bë e ditur lista e lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje.

Në këtë konferencë të pranishëm ishin trajneri Rafet Prekazi, si dhe lojtarët Eris Abedini dhe Kreshnik Hajrizi.

Edhe pse ishte paralajmëruar që në këtë konferencë i pranishëm të jetë edhe prurja e re në skuadër, Arton Zekaj, një gjë e tillë nuk ndodhi pasi që ai kishte pasur disa probleme gjatë udhëtimit të tij për në Kosovë.

Trajneri Rafet Prekazi ndeshjen ndaj Anglisë e cilësoi si testin më të vështirë për djelmoshat e tij në këtë cikël kualifikimesh për Euro 2021.  

Prekazi: Anglia është favorite në letër

“Dihet se Anglia është një fuqi evropiane, botërore në futboll por aty ku jam unë trajner, respekt çdo skuadre, por mendimi im është në futboll që jo rastësisht janë lojtarët me çmime shumë të mëdhaja. Në letër mesiguri janë favorit, mirëpo fusha është e kundërta dhe e di një gjë prej përvojës time se nuk kam parë asnjë thes me lekë shumë edhe që shuton mirë në futboll”, tha fillimisht Prekazi.

Prekazi ka folur edhe për problemin që ka lindur mes Bernardh Challandes dhe Lirim Kastrati. Ai ka thënë që asnjë lojtarë problematik nuk ka vend në ekipin që ai e drejton dhe sipas tij nuk ka asnjë problem mes Challandes dhe Kastratit.

Prekazi: Me Lirim Kastratin gjithçka është korrekte

“Çdo kombëtare i ka këto, kryesorja që ne kemi bazë, e kemi treguar dy vitet e kaluara që 7-8 lojtarë tek U21, ndoshta bajnë barrën tek A dhe ajo është një sukses i jonë në përgjithësi. Ne jemi në kontakt edhe me lojtar, normal që primare për çdo shtet ësht A-ja. Ndërsa sa i përket Lirim Kastratit, ata e kanë zgjedhur situatën me Challandes, ju ka treguar edhe në konferencën për shtyp. Problemi kryesor është tek shteti jonë, edhe tek kombëtaret tona, që lojtari kushtimisht them që mund me bë problem, kur mbyllen dyert, kur mbyllen tek A mbyllet tek të gjitha gjeneratat. Në këtë rast kam biseduar edhe me Lirimin gjithçka është korrekte, shtoi Prekazi.

Ndërkohë, Eris Abedini, e ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, por ka thënë se sukseset e Kosovës A, kanë bërë që edhe konkurrenca në ekipin U21 të rritet.

Eris Abedini: Ndaj Anglisë, ndeshje e vështirë për ne

“Anglia mesiguri që ka shumë talentë, ka një ekip shumë të talentuar. Shumë lojtarë të rinjë e dimë që luajnë në ekip të parë, luajnë në Premier Ligë, Championship dhe mundem të them se që është një ekip ndër më të fortë por e shikojmë në lojën tonë”, tha Abedini       

Ndërkaq, edhe Kreshnik Hajrizi është i vetëdijshëm për forcën e “Tre Luanëve”, por shpreson për më të mirën e kombëtares sonë.

Hajzeri: Mund të tregojmë çfarë kualiteti kemi

“Është një ndeshje që mundemi me tregu çfarë skuadre jemi. Është një ekip e Anglisë shumë e fortë. Mendoj që me skuadrën tonë mundemi me tregu secili se çfarë kualiteti kemi. Kemi shumë vetëbesim”, tha Hajrizi.

Ndeshja mes Kosovës U21 dhe Anglisë zhvillohet me 9 shtator në Hull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat