Milan nënshkruan me Ante Rebic

Futboll

Milan nënshkruan me Ante Rebic

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 18:31
Ante Rebic

Skuadra e Milan ka zyrtarizuar transferimin e Ante Rebic.

Milan ka kryer një prej transferimeve më të mira të skuadrës në këtë afat kalimtar, duke siguruar nënshkrimin e kroatit Rebic.

Rebic ka kaluar tek Milan vetëm në orët e fundit të afatit kalimtar, në një marrëveshje që përfshiu edhe portugezin Andre Silva.

Silva pati disa probleme me testet mjekësore duke ngjallur një frikë dështimi të marrëveshjes, por në fund gjithçka shkoi sipas planeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat