Kalinic prezantohet te Roma

Futboll

Kalinic prezantohet te Roma

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 19:12
Nikola Kalinic

Nikola Kalinic edhe zyrtarisht i është bashkuar Romës në formë huazimi nga Atletico Madridi me opsionin për ta blerë në fund të sezonit për tetë milionë euro.

Lojtari 31-vjeçar është rikthyer në Serie A, pasi në të kaluarën ishte pjesë e Fiorentinës nga viti 2015 deri në vitin 2017 dhe te Milani në sezonin 2018/2019.

Rossonerë më pas e kishin shitur kroatin te Atletico Madridi për 15 milionë euro në verën e kaluar, por kishte vështirësi që të luante standard, derisa kishte shënuar katër gola në 24 paraqitje.

Por, Kalinic nuk është transferimi i vetëm i Giallorossëve që ishin shumë aktiv në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Roma e ka transferuar edhe Henrikh Mkhitaryanin nga Arsenali në formë huazimi me të drejt për ta blerë në fund të sezonit, derisa Patrik Schick ka kaluar te Rasenball Sport Leipzig.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat