Pronari i PSG-së top skuadrave të Europës: Pa 300 milionë euro mos ia mësyni Neymarit

Futboll

Pronari i PSG-së top skuadrave të Europës: Pa 300 milionë euro mos ia mësyni Neymarit

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 00:25
Nasser Al-Khelaifi

Sipas Le Parisien, presidenti i PSG-së është takuar me drejtorët e klubit dhe ju ka thënë atyre që Neymar mund të largohet vetëm kur ndonjë skuadër do të vije me një ofertë që është 300 milionë euro.

Saga për transferin e Neymar ka përfunduar dhe Le Parisien kanë raportuar se presindenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi dhe drejtorët e klubit janë takuar për ta diskutuar të ardhmen e brazilianit.

Gazeta franceze ka thënë se pronarët e klubit kanë mbetur të “lënduar” kur ata kanë zbuluar që Neymar ka kërkuar largimin nga klubi dhe këtë ia kanë thënë edhe drejtorit sportiv të klubit Leonardo. Në këtë moment, ata kanë thënë “ka vendosur tërë presionin te Barcelona që transferi të ndodh”. Ai e ka lënë të hapur derën për një largim potencial, megjithatë, nën disa kushte specifike.

“Po, Neymari mund të largohet”, citohet të këtë thënë pronari në këtë takim. “Por vetëm nëse oferta që vjen është e madhe prej 30 milionë euro”.

Në anë tjetër, ka pasur biseda për këtë në mes të Leonardos dhe drejtorëve të Barcelonës në të cilën ata ofruan Philippe Coutinhon plus para por PSG nuk e shihte këtë shumë të mjaftueshme.

Duke ditur faktin që PSG e dinte sa para kishte shpenzuar Barcelona gjatë verës, ata e dinin se do të vuanin për të ardhur me një ofertë të mirë që do kënaqte arkat e tyre. Në fund ata e dinin se në fund, Neymar do të përfundonte edhe këtë vit në Paris. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat