Zyrtare/ Mauro Icardi i bashkohet sulmit të Paris Saint Germain

Futboll

Zyrtare/ Mauro Icardi i bashkohet sulmit të Paris Saint Germain

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 08:09
Mauro Icardi

Vetëm pak orë nga përfundimi i merkatos, Paris Saint Germain zyrtarizojnë transferimin në formë huazimi të Mauro Icardit.

Klubi francez do të ketë opsionin për ta blerë sulmuesin në fund të sezonit për një shifër prej 64 milionë eurosh, megjithëse sulmuesi kishte zgjatur kontratën me Interin deri në vitin 2022.

Gruaja dhe njëkohësisht menaxherja e Icardit, Wanda Nara mbërriti më herët ditën e hënë në Paris për të mbyllur negociatat me kampionët e francës. Argjentinasi do t’i bashkohet skuadrës duke krijuar një sulm të frikshëm me Mbappe, Neymar dhe Cavani.

Me ardhjen e trajnerit Antonio Conte te Inter, e ardhmja e Icardit është vënë në dyshim pasi ai nuk bënte pjesë në planet e teknikut. Gjithçka u bë më e qartë me afrimin e Romelu Lukakut dhe Alexis Sanchez tek skuadra zikaltër. Mauro propozoi një kalim tek Juventus por që mungoi akordi mes të dyja skuadrave .

Përgjatë 6 viteve që kaloi te Interi, Icardi shënoi 124 gola në 219 ndeshje duke u shpallur dhe lojtari më i mirë i vitit në Serie A në vitin 2018. Por ndarja me skuadrën e zikaltërve nuk ishte shumë e këndshmë për Icardin pasi ai nuk u grumbullua për ndeshjet miqësore përpara fillimit të kampionatit, madje ai u ndalua dhe të stërvitej me klubin.

Sipas asaj që raporton La Gazzeta dello Sport argjentinasi do të padisë skuadrën italiane duke kërkuar 1.4 milionë euro për refuzimin e lojtarit për tu trajnuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat