Solskjaer: Dua që të shënojmë me shumë gola

Futboll

Solskjaer: Dua që të shënojmë me shumë gola

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 09:24
Ole Gunnar Solskjaer

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, dëshiron që klubi i tij të shënoi gola përsëri.

Solskjaer nuk është i kënaqur me mënyrën se si e kanë filluar sezonin “Djajtë e Kuq”, transmeton KosovaPress.

United ka fituar vetëm një ndeshje në katër ndeshjet e fundit, andaj tekniku norvegjez kërkon nga klubi të shënojnë me shumë gola.

“Krijojmë shanse të mira, bëjmë presion, por nuk mundemi të shënojmë gola. Kemi lojtarë të rinj dhe duhen të mësohen se si të shënojnë gola. Kjo ka shumë rëndësi”, deklaroi ai.

Kujtojmë që Mancheter United ka barazuar ndeshjen e fundit me Southamptonin (1-1) dhe në ndeshjen e radhës do të këtë punë me Leicester Cityn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat