Sadiku largohet nga Levante

Futboll

Sadiku largohet nga Levante

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 10:32
Sadiku largohet nga Levante

Armando Sadiku është larguar nga skuadra elitare spanjolle Levante.Sulmuesi i Shqipërisë do të vazhdojë të mbetet në Spanjë, por jo te Levante‘Bomberi’ shqiptar ka arritur marrëveshje për t’u transferuar te Malaga në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.

Për shkak të minutazhit të ultë te Levante, Sadiku vendosi të largohet nga Levante, derisa në Malaga do të luajë në formë huazimi.

Në Levante, Sadiku nuk ishte në planet e trajnerit Lopez, derisa nuk ishte ftuar për asnjë ndeshje të La Ligës.

Në Malaga, Sadiku do ta ketë bashkëkombasin e tij Keidi Bare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat