Veseli e Memushaj me probleme!

Futboll

Veseli e Memushaj me probleme!

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 13:08
Veseli e Memushaj me probleme!

Përfaqësuesja shqiptare ka zhvilluar seancën e dytë stërvitore me sytë nga përballja e ditës së shtunë kundër Francës. Te vetmet mungesa ishin ato të Frederic Veselit dhe Ledjan Memushajt, të cilët kanë shfaqur shqetësime të lehta fizike, por që të paktën për momentin duket se nuk e rrezikojnë praninë e tyre ndaj kampionëbe të botës.

Seanca e paradites ka qënë e karakterizuar nga ushtrime të fokusuar më shumë tek ngarkesa fizike.

Ekipi e filloi me disa vrapime e më pas grupi i lojtarëve u përfshi në lëvizje kordinative, derisa skuadra u nda në 3 grupe, ku secili kishte detyra të veçanta, i pari u përqëndrua tek startet e shkurtra me ndryshim drejtimi, i dyti në vrapime në kushte loje duke improvizuar kundërshtarin, ndërsa grupi i tretë i përbërë nga lojtarët e linjës, Hysaj, Lenjani, Binaku e Roshi kryen vrapime të shpejta në vijë të drejtë.

E gjithë stërvitja u monitorua nga një dron, një risi të cilën trajneri italian e ka parashtruar që në seancën e parë stërvitore më kuqezinjtë. Kjo ishte e vetmja stërvitje e paradites duke qënë se nuk janë programiar më dy seanca në ditë teksa kombëtarja do të zhvilloj pasdite edhe stërvitjen e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat