Sanchez: Nuk pendohem për transferimin në United

Futboll

Sanchez: Nuk pendohem për transferimin në United

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 14:50
Alexis Sanchez

Transferimi me i fundit i Interit, Alexis Sanchez ka thënë se nuk është penduar për transferimin në “Old Trafford”.

Kiliani i është bashkuar “neurazurëve”, në formë huazimi me mundësi blerje për vitin tjetër.

30-vjeçari fitonte 400 mijë euro në muaj, mirëpo nuk arriti të luaj për shumë kohë në formacionin e parë.

“Isha i lumtur te Manchester United. Gjithmonë e kam thënë këtë gjë. Është klubi me më se shumti trofe në Angli. Kur iu bashkova Arsenalit ishte fantastike, isha i lumtur aty, por United ishte duke u forcuar atë kohë, blinin lojtarë për të fituar ndonjë gjë. Doja t’iu bashkohem për të fituar çdo gjë. Isha i lumtur te United, mirëpo iu kam thënë shokëve të mi, dua të luaj. Nëse do me lejonin të luaj do të bëja me të mirën. Ndonjëherë luajta 60 minuta, pastaj nuk me lejonin të luaj ndeshjen tjetër, nuk e di pse”, deklaroi ai.

Sanchez gjatë kohës kur ishte në “Old Trafford”, luajti 31 lojë nga 77 të mundshme dhe i kompletoj 13 prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat