Ja pse Milan nuk mundet ta transferojë Modricin

Futboll

Ja pse Milan nuk mundet ta transferojë Modricin

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 16:37
Zvonimir Boban

Shefi i AC Milanit, Zvonimir Boban ka pranuar që kanë provuar këtë verë ta transferojnë në ekip mesfushorin e Realit, Luka Modriq.

Boban ka thënë se nuk ka mundur ta bind Modriqin për shkak të nderit.

Ai tha se kroati është një milanez, mirëpo arritja e tij ishte e pamundur.

“Modriq është një milanez, por arritja e tij është e pamundshme. Mund të transferohej, mirëpo asnjëherë nuk do të koncentrohej. Nuk kishte dëshirë për t’u larguar nga Madridi pas një sezoni të keq, kjo e bën atë të ndershëm”, deklaroi ai.

Boban foli edhe për sulmuesin e Atleticos, Angel Correa.

“Me Correan nuk mundem të gjejmë kushtet e duhura ekonomike dhe duhej të negociojmë për lojtarë të tjerë në këtë pozicion. Kemi një skuadër të mirë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat