Kral: Ne e kemi parë një video të Kosovës 

Futboll

Kral: Ne e kemi parë një video të Kosovës 

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 17:01
Kral: Ne e kemi parë një video të Kosovës 

Futbollisti çek, Alex Kral thotë se mungesat e shumta të Kosovës do të jenë avantazh për Republikën Çeke në përballjen në mes tyre më 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

“Dardanët” do të përballen me Republikën Çeke më 7 shtator dhe me Anglinë pas tri ditësh.
Milot Rashica, Herolind Shala, Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu e Arbër Zeneli, do të jenë pesë mungesat e mëdha të Kosovës për duelet e shtatorit.

Futbollisti Alex Kral thotë se ekipi i tij duhet ta shfrytëzojë këtë fakt dhe të fitojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Ne e kemi parë një video të Kosovës. Atyre iu mungojnë dy mesfushorë ekstremë, të cilët individualisht janë mjaft të mirë dhe mjaft të papërshtatshëm. Kjo është një dobësi për ta.

Ne mund ta marrim avantazhin në situata të tilla, shpresoj që ta shfrytëzojmë këtë”, deklaroi Kral për uebfaqen zyrtare të Kombëtares së Republikës Çeke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat