Ronaldo pranoi çmimin e më të mirit, Sir Alex Ferguson kishte përgatitur një befasi briliante për të

Futboll

Ronaldo pranoi çmimin e më të mirit, Sir Alex Ferguson kishte përgatitur një befasi briliante për të

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 22:06
Cristiano Ronaldo

Futbollisti i Juventusit, Cristiano Ronaldo, sot ka pranuar një tjetër çmim individual të rëndësishëm.

Për herë të dhjetë, ai u zgjodh lojtari më i mirë Portugez, duke shtuar në sitarin e tij edhe një trofe tjetër, që janë pjesë e padiskutueshme e karrierës së tij të bujshme.

Trajneri i tij te Manchester United dhe ndoshta njëri prej më meritorëve që Ronaldo është sot ku është, SIR Alex Ferguson, në pamundësi për të marrë rrugë drejt gadishullit Iberik, i la një video-mesazh, i cili u shfaq në projektor pak minuta pas ndarjes së çmimit.

“Më vjen keq që nuk jam aty me ty. Unë të shikoj dhe shoh atë djalë 17-vjeçar që erdhi në Manchester United. Unë shoh sa u rrite si qenie njerëzore dhe si një sportist fantastik, vazhdoi legjenda, që jo më kot mban mbi supe epitetin “SIR”.

Dua të them diçka për ty, nënën tënde, fëmijët dhe fëmijët tuaj të lumtur:

Për mua ishte kënaqësi të takohesha, të kisha punuar me ty dhe të kisha parë të rritesh për të qenë lojtari që je. Pra fat të mirë, mbrëmje të mbarë dhe shpresoj se do të shihemi shume shpejt ”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat