Tifozët e Lazios e ofenduan Zaniolon, ja si përgjigjet nëna e tij

Futboll

Tifozët e Lazios e ofenduan Zaniolon, ja si përgjigjet nëna e tij

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 22:26
Nicolo Zaniolo

Tifozët e Lazios u grumbulluan të dielën në sheshin Ponte Milvio, ku kënduan kore të shumta aspak të këndshme për mamanë e fantazistit të Romës, Nicolo Zaniolo, ndërsa të njëjtën gjë bënë edhe në shkallët e  stadiumit “Olimpico”, gjatë derbit të kryeqytetit.

Megjithatë Francesca Costa ka zgjedhur rrjetet sociale për t’u dhënë një përgjigje tifozëve “aspak të edukuar” të Lazios, duke u kujtuar atyre se koret vetëm sa kanë frymëzuar më shumë të birin, që u shpall edhe më i miri i derbit.

“Ofendimeve të kënduara nga njerëz të edukuar ashtu nga nënat e tyre, ti ua dhe përgjigjen në fushë, duke u shpallur më i miri i ndeshjes. Mamaja jote është shumë krenare për këtë. Ti je jetë”, shkroi Francesca në Instagramin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat