Juventus, arma sekrete mund të jetë një mbrojtës

Futboll

Juventus, arma sekrete mund të jetë një mbrojtës

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 00:32
Juventus

"Forcë fizike, shpejtësi dhe shumë teknik. Ju mendoni për golin e shënuar kundër Napoli-t, por unë e kam parë të shënojë shumë me një lëvizje mbi të cilën punonte shumë".

Vitor Pereira, trajneri i Porto-s nga 2011-ta deri në 2013-ën, nuk ka dyshime në lidhje me Danilo-n. "Ai preferon të kalojë nga e djathta në qendër dhe më pas gjuan me të majtën. Ky është specialiteti i tij", ka thënë Pereira për La Gazzetta dello Sport.

"Danilo është perfekt për Sarri-n. Sulmues, po i aftë edhe në mbrojtje. Para se të vinte te Porto, ai luante edhe si mesfushor. Është shumë i aftë në qarkullimin e topit me dy takime, siç do Sarri".

"Do të jetë shumë i rëndësishëm për lojën e tij. CR7? Te Porto, Danilo jepte krosime perfekte për sulmuesit, e adhuronte pasimin e fundit. Është një lojtar që të jep shumë opsione për  fazën sulmuese".

"Tani ka përpara një qendërsulmues të nivelit të Cristiano-s dhe e dimë të gjithë se, nëse Danilo do të japë krosimin e duhur, do të jetë një gol i sigurt. Nuk e di nëse të kujton Cafu-në, idhulli i tij, por është sigurisht një nga më të mirët në rolin e tij".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat