De Jong: Mund të jem edhe më i mirë

Futboll

De Jong: Mund të jem edhe më i mirë

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 09:14
Frenkie de Jong

Mesfushori, Frenkie de Jong ka pranuar mund të jetë ende i me mirë.

Holandezi u transferua këtë verë për 75 milionë euro, pasi kishte një sezon të mrekullueshëm me Ajaxin, me të cilët arritën të kualifikohen deri në gjysmëfinale.

De Jong ka thënë se është i kënaqur që është në formacionin e parë dhe premton që me kalimin e kohës do të jetë në tjetër nivel.

“Jam në një ekip të ri dhe kam luajtur në tri ndeshjet e para duke pasur parasysh që kemi shumë mesfushorë. Mendoj se mund të luaj ende me mirë. Duhet të tregoj vetën në secilin pozicion që luaj. Jam i lumtur që po luaj dhe dua të qëndroj në ekip”, deklaroi ai.

Barcelona këtë sezon në tri ndeshjet e para ka vetëm një fitore dhe dy barazime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat