Kepa: Nuk jam penduar që nuk jam transferuar tek Reali

Futboll

Kepa: Nuk jam penduar që nuk jam transferuar tek Reali

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 16:37
Kepa Arrizabalaga

Portieri i Chelseas, Kepa Arrizabalaga ka thënë se nuk është penduar që nuk është transferuar në Real Madrid.

Gjashtë muaj para se t’i bashkohet Chelseas nga Athletic Bilbao, Kepa do të transferohej në Real, mirëpo transferimi i tillë nuk u pranua nga Zidane.

Për këtë gjë ai ka thënë se është i gëzuar që nuk ka ndodhur, transmeton KosovaPress.    

“Kishte shumë bisedime në media. Për disa muaj isha në media çdo ditë. Ishte një situatë ku mund të isha i lirë dhe mund t’i dëgjoja ofertat e klubeve të ndryshme nga Evropa. Por vendosa ta vazhdoja kontratën dhe nuk e besoja që do të transferohesha te Chelsea për 80 milionë euro. Kishte shumë fokusim te unë si për mirë ashtu edhe për keq”, deklaroi ai.

Kepa gjithashtu foli edhe për ish-sulmuesin e Chelseas, Eden Hazard, i cili u transferua këtë verë në “Santiago Bernabeu”.

“Kishte mundësinë për të zgjedhur të qëndroj apo të largohet, zgjodhi të largohet. Do të adaptohet mirë në Madrid. Ka gjithçka çfarë i nevojitet për të pasur sukses. Për mua ishte lojtari me i mirë në Premier Ligë. Tash ka lojtarë të mirë afër vetës, andaj mund ta tregoj tërë potencialin e tij”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat