Kosova është gati! Schick: Synimi ynë - pikët e plota

Futboll

Kosova është gati! Schick: Synimi ynë - pikët e plota

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 18:02
Kosova është gati! Schick: Synimi ynë - pikët e plota

Fundjava pritet me emocione nga tifozët “Dardanët” dhe në përgjithësi populli i Kosovës dhe kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët, ku do të përballen kombëtarja e Kosovës me Çekinë, në kuadër të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020 në futboll. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, po e përgatitë ekipin për sfidën me çekët që luhet me 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa me 10 shtator luajnë në konak të Anglisë.

Kosova qëndron jashtëzakonisht mirë me rezultate e cila ka një fitore e dy barazime dhe renditet në pozitën e tretë me 5 pikë, një me pak se Anglia dhe Çekia, me dy rivalët që do të ballafaqohet në fundjavë dhe fillim të javës së ardhshme.

Futbollisti Fidan Aliti vlerësoi rëndësinë e këtyre dy ndeshjeve. “Çekia ka shumë eksperiencë dhe lojtarë të mirë në ekip, ndaj i shoh si kundërshtarët tanë direkt për vendin e dytë, ndaj edhe takimi përballë tyre është shumë i rëndësishëm.

Megjithatë luajmë në shtëpinë tonë dhe para tifozerisë tonë, ndaj besoj se do të marrim rezultat pozitiv”, tha Aliti. Patrik Schick beson se Republika Çeke mund t’i fitojë 6 pikë në dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese. Ylli i Kombëtares së Republikës Çeke, Patrick Schick është i gatshëm për dy ndeshjet. “Unë jam i fokusuar tërësisht tek ekipi kombëtar dhe në dy ndeshjet që na presin. Do të vendoset shumëçka, unë jam i gatshëm.

Nëse i fitojmë të dyja ndeshjet, do të jemi shumë afër për ta siguruar vendin e dytë. Ne do të përgatitemi për ta dhënë më të mirën nga vetja. Ne nuk do ta nënvlerësojmë askënd. Gjashtë pikë nga këto dy ndeshje (ndaj Kosovës e Malit të Zi) janë synimi ynë”, ka përfunduar Schick.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat