Reus i premton talentin e madh Dortmund-it: Do ta sjell me çdo kusht!

Futboll

Reus i premton talentin e madh Dortmund-it: Do ta sjell me çdo kusht!

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 19:23
Marco Reus

Marco Reus ka thënë publikisht se ai do të bëjë gjithçka që ka në dorë për të sjellë tek Borussia Dortmund, mesfushorin me tipare sulmuese, Kai Havertz, i cili është në pronësi të Bayern Leverkusen, deri më 30 qershor 2020.

20-vjeçari gjerman ka shkëlqyer ën sezonin e fundit dhe Reus e do me çdo kusht te Dortmund.

“Do të provoj çdo gjë për të çuar atë te Dortmund. Nuk e di sa do të rritet vlera e transferimit të tij dhe nëse ata e bëjnë këtë do të jetë shumë e lartë për Dortmund. Gjithsesi, unë do të bëjë më të mirën time, ashtu siç bëra me Julian Brandt. Dhe tani, bashkë me Brandt, kemi bërë një aleancë, duke qenë se ai e njeh Havertz shumë mirë. Do të shohim çdo të ndodhë”, tha sulmuesi gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat