Kombëtarja shqiptare e futbollit po përgatitet me ritëm të lartë për dy takimet e shtatorit, ndaj Francës më datën 7 dhe Islandës tre ditë më vonë.
Nën urdhërat e trajnerit, Edi Reja janë vendosur 23 futbollistë, ndërkohë që sot ka pasur një vizitor special.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka takuar nga afër lojtarët dhe stafin teknik, teksa i ka uruar suksese përpara nisjes drejt transfertës së Francës.