E dhimbshme: Futbollisti i skuadrës angleze diagnostifikohet me kancer

Futboll

E dhimbshme: Futbollisti i skuadrës angleze diagnostifikohet me kancer

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 22:11
Angus MacDonald

Hull City ka konfirmuar sot se mbrojtësi i tyre, Angus MacDonald është diagnostikuar me kancer të zorrëve

Angus MacDonald iu bashkua Hull Cityt në janar të vitit 2018 nga Barnsley, skuadër në të cilën ai ishte kapiten.

Sot, klubi i MacDonald, Hull City ka konfirmuar se 26 vjeçari është diagnostifikuar me kancer të zorrëve.

“Hull janë të trishtuar të iu njoftojnë se Angus MacDonald është diagnostikuar në fazat e hershme të kancerit të zorrëve,” thuhet në njoftimin e klubit anglez.

Mbrojtësi 26 vjeçar ka bërë vetëm tre paraqitje me Hull Cityn edicionin e kaluar, derisa për herë të fundit në fushë u shfaq kundër Derbyt në gusht të këtij viti në kuadër të Carabao Cup. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat