Muriqi: Me Çekinë sfidë vendimtare, ja dalim edhe me mungesa

Futboll

Muriqi: Me Çekinë sfidë vendimtare, ja dalim edhe me mungesa

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 06:18
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi së bashku me Florent Hadërgjonaj ishin dy lojtarët e përfaqësueses së Kosovës që dolën në konferencë për shtyp këtë të mërkurë. Të dy lojtarët u shfaqën optimistë për të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen ndaj Rebulikës Çeke të shtunën.

Te Muriqi varen shumë nga shpresat duke parë edhe mungesat e rëndësishme që kanë dardanët sidomos në sulm.

Sulmuesi i Fenerbahces i cili ka qenë në superformë në këtë fillim sezoni e di që pa Rashicën, Zenelin, Kolollin, Kryeziun dhe Shalën misioni i Kosovës do të jetë shumë më i vështirë por ai beson te triumfi.

“Kemi mjaft mungesa, por kemi një grup që mund t’i përballojë këto mungesa.

Po përgatitemi maksimalisht që të jemi plotësisht te gatshëm. Mendoj se ndeshja me Çekinë do të jetë vendimtare, pasi me fitore këtu e kalojmë më shumë se gjysmën e rrugës”, ka theksuar Muriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat