Bayern nuk heq dorë nga Sane

Futboll

Bayern nuk heq dorë nga Sane

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 10:34
Leroy Sane

Bayern Munich nuk ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit të Manchester Cityt, Leroy Sane.

Sane është duke vuajtur nga një lëndim në gju dhe nuk dihet kur do të jetë gati.

Mirëpo sipas mediave angleze klubi gjerman po e sheh gjermanin si transferimin kryesor në afatin e janarit.

“Bavarezët” janë duke tentuar të transferojnë disa lojtarë të krahut, pasi këtë verë i kanë humbur dy sulmuesit, Franck Ribery dhe Arjen Robben.

Për këtë gjë ka folur edhe Guardiola i cili ka thënë se e ardhmja e lojtarit është në duart e tij.

“Sane duhet të zgjedh. Nëse dëshiron të qëndrojë, atëherë ka marrëveshje dhe është mirë, por nëse do të largohet, mund të largohet, pavarësisht se kjo do të ishte në dëm tonin”, deklaroi Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat