Sulmuesi i Kosovës: ‘Pikëlluese’ që nuk luajmë në ‘Wembley’

Futboll

Sulmuesi i Kosovës: ‘Pikëlluese’ që nuk luajmë në ‘Wembley’

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 15:52
Sulmuesi i Kosovës: ‘Pikëlluese’ që nuk luajmë në ‘Wembley’

Janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për sfidën Kosovë-Çeki, e cila do të luhet me 7 shtator, në orën 15.00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.  

Ndeshje që pritet me vëmendje nga të dyja ekipet sepse secilës i duhen pikët në luftë për dy vendet e para. Republika e Çekisë është në vend të dytë dhe ka gjashtë pikë, një më shumë se Kosova.

Djelmoshat e Kosovës që udhëhiqen nga selektori Bernard Challandes, shpresojnë në rezultat pozitiv dhe të vazhdojnë ecurinë fanatike, në 14 ndeshjet e deritashme pa humbje! Kosova ka një fitore e dy barazime në grupin A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian. Fillimisht luajtën baras 1:1 me Bullgarinë në Prishtinë, pastaj 1:1 në Podgoricë me Malin e Zi dhe së fundi triumfuan në Sofje me 3:2 kundër bullgarëve! Kosova është shndërruar në një rivalë të frikshëm për secilën rival.  Ajo që e shqetëson Challandes janë mungesat e ndjeshme për shkak të lëndimeve, si Milot Rashica, Arblër Zeneli,  Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala. Megjithatë,  ai do të orvatet të gjejë përbërjen më të mirë të mundshme që t’i kundërvihet rivalit.

Sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu, që luan për ekipin anglez Sheffield Wednesday, ka dhënë, një deklaratë për kombëtaren e Kosovës për faqen zyrtare të klubit që garon në Championship (Liga e Dytë e Anglisë).

“Vetëm të luash për Kosovën nuk është njëjtë si të luash për ndonjë ekip kombëtar, është shumë më shumë. Ju i dini gjërat se si njerëzit kanë vuajtur këtu. Askush nuk e ka imagjinuar se mund ta shohin Kosovën duke luajtur në eliminatore”, tha Nuhiu. Futbollisti flet edhe për sfidën kundër Anglisë në stadiumin “St Mary’s Stadium” në Southampton. “Është paksa ‘pikëlluese’ që nuk luajmë në ‘Wembley’. Megjithatë, mezi jemi duke pritur për këtë ndeshje”, tha Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat