Matuidi: Fitojmë ndaj Shqipërisë

Futboll

Matuidi: Fitojmë ndaj Shqipërisë

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 17:27
Matuidi: Fitojmë ndaj Shqipërisë

Futbollisti i Juventusit Blaise Matuidi pritet të jetë një nga liderët e mesfushës së Francës në dy sfidat e ardhshme ndaj Shqipërisë dhe Andorrës, për shkak të mungesave të Pogba dhe Kante. Matuidi është një lojtar me shumë eksperiencë dhe në një intervistë ka kërkuar të përcjellë të gjithë optimizmin e tij në prag të këtyre dy takimeve. 32-vjeçari nuk e diskuton fitoren ndaj Shqipërisë.

“Franca ka një skuadër mjaft të mirë dhe futbollistët që janë këtu japin shumë besim që mund të bëjmë diçka të madhe.

Qëllimi ynë është të fitojmë dy ndeshjet që kemi para publikut tonë kur veshim fanellën e Francës, duhet të fitojmë çdo ndeshje”.

Ndaj kuqezinjëve dhe Andorrës, Franca nuk do të ketë as yllin e ekipit Kylian Mbappe, por Matuidi është e sigurtë se kushdo që do ta zëvendësojë do të japë më të mirën e tij.

Mbappe? Është një mungesë e rëndësishme sepse është futbollist i jashtëzakonshëm. Megjithatë, edhe futbollistët në stol i kemi shumë të mirë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat