Berisha: Shpresoj që do të luaj për Kosovën

Futboll

Berisha: Shpresoj që do të luaj për Kosovën

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 18:57
Berisha: Shpresoj që do të luaj për Kosovën

Bernard Berisha mendon se ka ardhur momenti i tij. Në mungesë të Milot Rashicës dhe Arbër Zenelit, ish-lojtari i Skënderbeut aktualisht pjesë e Akhmat Grozny-t në Premier Leaguen ruse, shpreson të ketë sa më shumë minuta përballë Republikës Çeke.

Bernard Berisha e pranon se po kalon një moment shumë të mirë me skuadrën e tij dhe të njëjtën formë shpreson të shfaqë edhe te Kosova. Mesufushori me tipare sulmuese në konferencën për shtyp theksoi ka besim se dardanët mund të fitojnë ndaj Çekisë.

“Gjithmonë është kënaqësi të jem pjesë e Kosovës. Shpresoj të më jepet mundësia për të luajtur, duke e ditur që nuk më është dhënë në asnjë ndeshje zyrtare në këto eliminatore.

E kam pritur këtë moment. Trajneri e di që është momenti im. Shpresoj që do të luaj për Kosovën dhe shpresoj që do të arrijmë një fitore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat