Ederson zbulon se si e nervozoi Guardiolan duke i kërkuar ekzekutimin e penalltisë

Futboll

Ederson zbulon se si e nervozoi Guardiolan duke i kërkuar ekzekutimin e penalltisë

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 22:01
Ederson Moraes, Pep Guardiola

Portieri i Manchester City, Ederson Moraes, ka zbuluar një rast interesant kur kishte nervozuar trajnerin Pep Guardiola.

Në vitin 2018, Ederson i kishte kërkuar trajnerit Guardiola që të merrte përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe kjo gjë e kishte nervozuar pa masë trajnerin spanjoll, Guardiola.

Sipas portierit, gjithçka kishte ndodhur gjatë një ndeshje ku City udhëhiqte 5:1, dhe tifozët brohorisnin emrin e tij për të ekzekutuar penalltinë, para se Gabriel Jesus të afrohej tek topi.

Me të dëgjuar zërat, portieri i kishte kërkuar trajnerit që të ekzekutonte penalltinë dhe kjo gjë nuk i kishte pëlqyer aspak Pepit.

“Një herë, ne ishim në epërsi 5:1 –mendoj- dhe tifozët kërkonin që unë të gjuaja penalltinë. Unë thash se kisha dëshirë dhe do ta shënoja atë penallti. Guardiola ishte shumë i nervozuar” ka thënë Ederson.

Tutje, braziliani ka lënë të kuptohet se Jesus kishte gabuar nga pika e bardhë, por Bernardo Silva kishte shtyrë topin në rrjetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat