Spanja merr tri pikë në Rumani, Moreno e nis me këmbë të mbarë

Futboll

Spanja merr tri pikë në Rumani, Moreno e nis me këmbë të mbarë

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 23:10
Spanja

Spanja ka shënuar fitoren e pestë me radhë në kualifikimet e Euro 2020.

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar fitoren e radhës në kualifikimet e Euro 2020, në përballjen kundër Rumanisë, me rezultatin 1:2, në ndeshjen e parë të udhëhequr nga Roberto Moreno.

Ishte minuta e 29’, kur Sergio Ramos zhbllokoi rezultatin e këtij takimi, me golin e shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Spanja dyfishoi epërsinë e saj me të nisur pjesa e dytë, kur Paco Alcacer shtyu topin në rrjetë, pas asistimit të Jordi Alba (47’).

Krejt çka arriti të bënte Rumania në këtë ndeshje ishte goli i shënuar nga Florin Andone, në minutën e 59’ të takimit, edhe pse kishin mundësinë të shfrytëzonin epërsinë numerike në fushë, pasi në minutën e 80’, Llorente u ndëshkua me kartonin e kuq.

Heroi i Spanjës ishte Kepa Arrizabalaga, i cili prite një gjuajtje me kokë, nga afër, në minutën e 92′ të takimit.

Me këtë fitore, Spanja tashmë numëron 15 pikë, pra maksimumin e pikëve pas pesë ndeshjeve dhe mban pozitën e parë në tabelën e grupit F, kurse Rumania renditet e katërta, me shtatë pikë pas pesë ndeshjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat