Mësohet skuadra ku do të pensionohet Neymar

Futboll

Mësohet skuadra ku do të pensionohet Neymar

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 08:10
Neymar

Neymar do të largohet nga PSG vetëm nëse paga e tij dhe çmimi i kërkuar do të ulen, sipas presidentit të La Ligas, Javier Tebas.

Sulmuesi brazilian ka qenë fort i lidhur me një rikthim në La Liga para mbyllje së afatit kalimtar, me Barcelonën dhe Real Madridin të interesuara për shërbimet e tij.

“Është gjithmonë e rëndësishme të kesh asete të mira për të rritur vlerën e ligës, por ai nuk është thelbësor”, është përgjigjur Tebas, në pyetjen nëse rikthimi i Neymar do të ishte diçka e mirë për futbollin spanjoll.

“Nëse Neymar vjen, mirë. Nëse nuk vjen, unë nuk e shoh atë thelbësor, sepse ne po vazhdojmë të rritemi”.

“Problemi i mos kthimit tani te Barcelona, ka të bëjë me largimin e tij te PSG. Ishte një transferim jashtë tregut, ishte e mundur të ndodhte vetëm me kurthe”.

“Kur e bën këtë jashtë tregut, është e pamundur ta shesësh përsëri me këtë çmim. Në këtë treg, Neymar do të pensionohet te PSG, nëse kërkohet ajo pagë dhe ai çmim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat